Mëngjes mjaft i ftohtë, gjatë ditës ngrohet moti 

                     Mot kryesisht me diell parashihet për ditën e premte. Mëngjesi më i ftohtë, me mundësi për mjegull në ultësira. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 0C, njofton Prishtina Weather.Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale 18C e 19C.Në fundjavë mot stabil, e më ngrohtë, kryesisht me diell, deri në 22 “Shtatori i 2022-ës në vendin tonë ishte më i ftohti që pas viteve 2008 e 2009, dhe i katërti më i lagësht me të reshura, sipas shënimeve për Ndryshime Klimatike Copernicus”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.