Mërgimtarët po mashtrohen në Serbi, disa persona po ua marrin qindra euro “në këmbim” të arit fals

0

Një metodë e re e mashtrimit të bashkatdhetarëve tanë dyshohet se po aplikohet në autostradën Nish -Beograd, nga persona me nacionalitet turk, e me vetura me targa gjermane, të cilët u paraqiten veturave me targa të huaja se kinse paratë u kanë humbur ose vjedhur, e u kërkojnë shuma të ndryshme parash në formë huazimi, duke u lënë peng stoli ari fals si dhe një vizitë kartë kinse me të dhënat e tyre në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.Sipas një sinjalizuesi, ata i kanë ndalur rreth 100 km pa hyrë në Beograd, ku u janë kërkuar 300 euro me arsyetimin se u kanë humbur paratë, mirëpo u kanë ofruar disa unaza “ari” si garanci që kur të shkojnë në Gjermani, ata t’ua japin të hollat dhe t’ua marrin “unazat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *