Merret vendimi: Viti shkollor përfundon më 2 korrik

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik. Nagavci në një konferencë për media po ashtu bëri të ditur se Testi i maturës do të mbahet më 26 qershor.“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin më 10 qershor por për shkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj, nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

Më tej ministrja bëri të ditur se deri në fund të vitit shkollor mësimi do të vazhdojë sipas skenarëve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *