Mesdita Mesdita e së martës me penën e artë te :Nexha REÇICA

 MBRËMJE

—————————

Dielli perëndoi i purpurt

buzë lumit më zgjon një mall

kur më prekë puhiza

më përkund si në përrallë.

Yjet ndezen në errësirë

kanë mbuluar retë

duket sikur hapin zjarr

vërshon hëna kur ndrin.

Kur ëndërrat rriten

me sy hapur

mbi agime të murrme

si kreshtat e dritës.

N.Reçica

Gllavicë

/www.qendrapress.com/