MËSIMDHËNËSIT PRIZRENAS VAZHDOJNË T’I BESOJNË VIZIONIT DHE PROGRAMIT TË PDK-SË PËR ARSIM

0

                  Kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së nga Prizreni Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Kadri Kryeziu, Luljeta Gutaj – Veseli, Antigona Baraliu, Alban Bislimaj, të shoqëruar me Shefin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së Dega në Prizren z. Shaqir Totaj të shtunën në orët e pasdites, kanë takuar qindra mësimdhënës të shkollave të Prizrenit me të cilët kanë bashkëbiseduar në lidhje problemet e shumta me të cilët po përballet arsimi në përgjithësi dhe në veçanti në Prizren. Kandidatët e propozuar pasi shpalosur pjesë nga programi i #Rimëkëmbjes për sferën e arsimit. Me këtë rast kandidatët për deputet, theksuan se as kush më mirë se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së nuk e njeh arsimin nga të gjitha kandidatët për kryeministra në këto zgjedhje dhe gjithashtu ata shpalosën edhe pikat kryesore të arsimit, ndër të cilat përmendën rritjen e pagesës, rritjen e cilësisë, kategorizimin e përformancës së mësimdhënies, shpërblimi për orët e kujdestarisë dhe çështje tjera që lidhen me arsimin. Mësimdhënësit pos që u zotuan se edhe këtë herë si gjithmonë do ta mbështesin PDK-në dhe programin e saj, ata u deklaruan se e vetmja parti politike e Kosovës që ka dëshmuar se është e përqendruar për sferën e arsimit është PDK-ja. Para deputetëve ata shpalosën një varg problemesh që po ndodhin me arsimin gjatë këtyre viteve të fundit e në veçanti të arsimit në Prizren. Mesazhi i mësimdhënësve për kandidatët e PDK-së ishte që ata të jenë zëri i tyre ashtu siç ka qenë PDK-ja me arsimtarët dhe me sistemin e arsimit, sepse ashtu si shtetformimi i Kosovës që lidhet me PDK-në edhe sistemi i arsimit është i lidhur me PDK-në, andaj edhe këtë herë do të jemi me këtë vizion, me qëllim që t’i kthehet dinjiteti arsimtarit dhe arsimit në Kosovë e kjo mund të bëhet vetëm me udhëheqjen e PDK-së.

 Zyra për informim e PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *