Mësimi u shtye, kosovarët marrin rrugën drejt bregdetit shqiptar
Edhe pse në vend është paraqitur situatë e rëndë me përhapjen e madhe të koronavirusit, duket se kjo nuk i ka ndaluar kosovarët të nisen për pushime në bregdetin shqiptar. Anipse jemi në përfundim të sezonës, masat e reja, si shtyerja e mësimit deri më 13 shtator iu ka hapur rrugë qytetarëve të dalin jashtë kufirit.Fluks i madh i automjeteve po presin të hyjnë në Shqipëri, ndërsa kolona janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë.