Mesjava me poeten: Lule Alidema
Ç’janë këto vija në ballë…
Vuajtje, dashuri, gëzim e pikëllim,
Gjitha përjetohen përderisa jeton,
Poçëse tashmë harruat çka përjetuat në jetë,
Janë vijat në ballë që flasin vet…
Secila vijë në ballë ka një kuptim,
Secila vijë në ballë përshkruan një përjetim,
Aty përshkruhet ecja nëpër kohë,
Aty janë fshehur dhe ato që nuk i do…
Atëherë po qeshe janë vijat e gëzimit,
Po dhe nëse qajte janë vijat e trishtimit,
Nuk ndryshon e vërteta jonë,
Gjitha janë mes vijave në ballin tonë…
Vijat në ballë nuk duhet t’shqetësojnë,
Ato bëhen te njerëzit që jetuan e jetojnë,
Çdo vijë e bërë është krenari,
Janë tregues se si, dhe sa jetove o njeri…
Lule Alidema
Më 14.09.2020, Prishtinë