MICKOVSKI – ANTISHQIPTARI MË I HESHTUR, MË DINAK DHE MË I EGËR NGA TË GJITHË TË TJERËT! –Shkruan;Dr. Xhevat Hasani
Më 18 nëntor të vitit 2024 në Prishtinë u mbajtë Mbledhja e Përbashkët e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë VMRO-site dhe antishqiptare të Maqedonisë së Veriut, ku spikati Kryeminstri i Qverisë se Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski , i cili i veshur me lëkurën e qengjit dhe të viktimës, desh na bëri ta qajmë me lotë!
Kryeministri Hristjan Mickovski- Babaxhani dhe Lëkurgjengji, ka ardhur në pushtet duke i premtuar elektoratit maqedon, se nëse ai e merr pushtetin, ai do ta ç`montojë Marrëveshjen e Ohrit të gushtit tëvitit 2001, e cila shqiptarëve në Maqedoni ua ka njohur disa të drejta më shumë. Dhe ai vërtet po e mba premtimin e dhënë elektoratit maqedon, për eleminimin një nga një të të drejtave që shqiptarëve, që ua ka njohur dikur atyre Marrëveshja Ndërkombëtre të Ohrit e gushtit të vitit 2001.
Mickovski duke e angazhuar Gjykatën Kushtetuese të vendit për heqjen e ligjit, sipas të cilit edhe gjuha shqipe në vendet me shumicë shqiptare është gjuhë zyrtare; duke e hequr principin e punësimit të balancuar në mes të maqedonëve dhe shqiptarëve në të gjitha lamit e jetës, përfshi edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në ushtri e polici; duke tentuar që ushtarët, oficerët dhe policët maqedonë që kanë luftuar gjatë vitit 2001 kundër Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (UÇK), t`i favorizoj duke i shpalluar ata “mbrojtës” (“branitelj”) të vendit, dhe duke i etiketuar kësisoj ushtarët dhe oficerët e UÇK-se si armiq të vendit, ai tanimë çdo ditë e më shumë nuk po e krijon një Maqedoni bi-etnike dhe multi-etnike, siç është ajo realisht, por po e krijon një Maqedoni monetnike: me admistratë, punësim, ushtri dhe polici monetnike maqedone, siç ka qenë Maqedonia para konfliktit të vitit 2001, të cilës shqiptarët u detyruan t`i kundërviheshin me luftë të armatosur, për t`i siguruar kësisoj të drejtat e tyre elementare kombëtare dhe qytetare.
Shtrohet pyetja: Pse Mickovski me Qeverinë e tij po përpiqet që ta krijoj sërish një Maqedoni Monoetnike si në vitin 2001?
Mendoj se është e tepërt të thuhet se ai po e krijon sërish një Maqedoni monoetnike, për t`u ndeshur sërish si në vitin 2001 ushtria dhe policia monoetnike maqedone me luftë të armatosur, me ndonjë ushtri klandestine të shqiptarëve, të cilën shqiptarët pas një durimi të skajshëm do të detyrohen që ta
krijojnë sërish.
Dhe shtrohet pyetja: Pse Mickovski dhe kompania e dëshirojnë një luftë të tillë ndëretnike maqedono-shqiptare?
Sërish mendoj se është e tepërt të thuhet se ai dhe kompania e duan një luftë të tillë ndëretnike, me qëllim të ndarjës së padrejtë të Maqdonisë: në pjesën e madhe të maqedonëve dhe në pjesën e vogël të shqiptarëve.
Kush e ka parë intervistën e Mickovskit dhënë gazetares së RTK-sënë Prishtinë, ai ka mundur të vërej se si Mickovski duke luajtuar rolin e të paditurit, të sharllatanit, të të hutuarit, të përgjithsuesit, dhe të njeriuit të pasherr me fjalor prej fshatari, u përpoq t`u hidhte hi syve shqiptarëve të Kosovës, për gjoja pafajsinë e tij për të gjitha padrejtësitë e përmendura më lart, që po ushtrohen ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ç`prej se Mickovski me VMRO-istët e tij ka ardhur në pushtet.
Por Mickovski nuk është as Babaxhani, as i padituri, as i hutuari, as i pasherri e as gjynahi, por është antishqiptari më i heshtur, më dinak dhe me i egër se të gjithë antishqiptarët tjerë nga radhet e VMRO-së, siç kanë qenë në vitin 2001 ish-Kryeministri maqedon, Ljubço Georgijesvski dhe ish-Ministri i Brendshëm, Ljube Boshkoski.
Brenda rrethanave të tilla mendoj se BDI-ja për t`iu kundërvënë padrejtësive të ushtruara ndaj shqiptarëve nga Qeveria VMRO-iste e Mickovskit, duhet t`i bëj dy veprime:
*T`i informoj me shkrim në baza ditore, siç edhe i ka informuar: Pesë vendet e Quintit, BE-në, NATO-n, Departamentin e Shtetit Amerikan dhe OKB-në, si dhe
*Ta sensibilizoj opinionin ndërkombëtar nëpërmjet të bërjes së Demonstratave paqësore të shqiptarëve në Shkup dhe në qytete tjera në Maqedoni dhe, të cilat sipas nevojës duhet të mbahen edhe në Prishtinë e Tiranë.
Ps: Me rastin e demonstratave që demonstruesit shqiptarë mund tw ishin tw detyruar t’i bwnin, duhet të mos ushtrojnë as dhunën më të vogël, dhe mos të bien pre e provokimeve të policisë maqedone, e cila e nxitur nga eprorët e saj VMRO-ist, edhje mund të shtie me armë mbi demonstruesit shqiptarë, me qëllim të ndezjes së konfliktit ndëretnik./www.QendraPress.com/