Mijëra persona mbetën pa punë gjatë pandemisë, nuk morën asnjë ndihmë nga shteti

0

Mbi 50 mijë persona që mbetën pa punë në pandemi, nuk kanë marrë shtesat që e premtuara nga Qeveria.

Pas shume tentimeve në Kuvendin e Kosovës, më 4 dhjetor të vitit të kaluar u miratua ligji për rimëkëmbje ekonomike.Megjithatë këtë ligj duket se nuk po zbatohet në tërësi nga institucionet e vendit.Kjo pasi që njëra nga pikat e këtij ligji që ishte e pagesa për tre muaj nga 300 euro për personat që humbën punën gjatë pandemisë nuk ka filluar ende të implementohet.E për këtë nga Ministria e Financave barrën po e hedh tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe tek Agjencia për Punësim.T7 dërgoi pyetje edhe tek këta të fundit se pse nuk ka filluar implementimi I mjeteve , megjithatë këta nga kjo Ministri nuk kthyen përgjigje.Megjithatë gjithë këtë vonesë si të papranueshme po e konsiderojnë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi tha se paratë e ndara nga ministria mbulojnë vetëm 10% të personave që mbetën pa punë në pandemi.Madje Azemi shton se gjatë kohës së pandemisë disa sektorë edhe kanë ulur pagat e punëtoreve edhe pse nuk kanë pësuar humbje.E këtë ndihmë për të papunët, si jetike po konsiderojnë ekonomistët.Jakup Bellaqa thotë se deri më tani shkak I pandemisë pa punë kanë mbetur afër 55 mijë persona.Bellaqa shtonë se nëse këta persona nuk kompenzohen dhe nuk kanë ndonjë vend pune edhe mund të nxisë këta persona të largohen nga vendi.Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka aprovuar masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej 222.4 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *