Minatorët të enjten protestojnë para Qeverisë: Kërkojmë bukën e gojës.
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se të enjten minatorët do të protestojnë para objektit të Qeverisë.Përmes një njoftimit për media, thuhet se protesta po bëhet për të shprehur pakënaqësitë e mosrealizimit të pagave për Minatorët e Trepçës, tash e dy muaj, raporton Ekonomia Online.“Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore për shprehjen e paknaqesive, per padrejtesit e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatoret e Trepçes për më shumë se dy muaj.
Ndërsa, protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00.
Marshimi do të fillojë nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtinë, deri tek objektit të Qeverise së Republikës së Kosovës.
Sipas minatorëve, kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve për pagesën e pagave të papaguara që gati tre muaj dhe protestën e shohin si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre.
“Kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj. Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërguar minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik”, thuhet në komunikatë.