Ministër Aliu ,linja hekurudhore Prishtinë -Durrës, ishte ide dhe  projekt i Hashim Thaçit!-Shkruan Qazim Thaçi

0

                     Tani e disa ditë është ngritur si një lajm atraktiv  linja hekurudhore Prishtinë- Durrës.   Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet.

Aliu ,në një postim në Facebook ka njoftuar se janë në Durrës tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave, ku po bisedohet për hapat e mëtejmë të “linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”.Mirëpo ,duhet të thuhet e të rikujtohet gjithmonë se kjo ide dhe projekt. ishte i ish presidentit Hashim Thaçi-dhe presidentit  amerikan Trump. Pra ishte idea  bashkë me amerikanët. Derisa ne tashme jemi në përfundim të një informacion se çfarë po ndodhë më linjën hekurudhore të Prizrenit. Kjo e gjitha duhet të na bëjë krenar  se ish Presidenti kishte  raporte të përkryera me SHBA-të. Gjë që tani politika aktuale e kryeministrit Kurti nuk po shihet në këtë frymë, ashtu siç ishte dikur kur ish presidenti Thaçi konsiderohej edhe XH. Uashingtoni  i Kosovës  dhe te pikërisht nga presidenti aktual i SHBA-ve.Ky ide projekt, është mirë  të  thuhet e mos të  krijohen  kot  zbrazëti qoftë edhe politike  e të  mos  përmendet  bie  fjala se shpalljen  e Pavarësisë së  Kosovës  e bëri po ashtu  ish kryeministri  Hashim Thaçi. Vetëm duke  vlerësuar  vlerat e secilit,  kombi ynë  arrin aty ku duhet. Sepse  e kundërta e sjellë  kolapsin ideo   realizues, edhe  të  vetë  zhvillimit tonë  real .Pas disa  ditësh , do të sjellim edhe  kontrata e  konfirmuara   për këtë që  po shkruajmë./qendrapress.com/

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *