Ministri i Krasniqi del në terren për të parë nga afër situatën me vërshime në disa komuna 
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se ka vizituar komunat që janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.Ai tha se pas vizitës në Rahovec, do të vizitojë edhe Gjakovën e cila poashtu është prekur shumë nga vërshimet.
Postimi i tij
Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme.Me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste përcjellëm nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete.Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara.