Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka mbërritur edhe 106.470 doza vaksina

0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka mbërritur kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer, gjithsej 106.470 doza. Vitia njoftoi se dozat tjera do të vijnë ditëve në vazhdim. “Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, tha ai. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *