Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ka reaguar ashpër pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

0

Kuçi  mungesën e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka quajtur të turpshme.

  Ai thotë se ky ligj i tejkalon partitë politike dhe është në të mirë të bizneseve e qytetarëve.

Kuçi thotë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen dhe ligjin do të procedojnë përsëri në Kuvend ditët në vijim.

Postimi i plotë

Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.

Dy herët e votimit nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.

Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.

Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.

Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *