Ministri Latifi: nëse dëshiron të shohësh spital shembull, jo veq në Kosovë po ne rajon, eja në Prizren dhe shihe mrekullinë.
Është përuruar reparti i rinovuar Kirurgjisë në spitalin e Prizrenit. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se spitali i Prizrenit është më i mirë në Kosovë.
“Përurimi i sotëm i repartit të Kirurgjisë është një ngjarje e rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë, avancimin e ndryshimeve, ngritjen e cilësisë së shërbimeve, si dhe ngritjen e motivimin e personelit të spitalit. Për këtë falënderoj edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Kosovës me Qeverinë e Luksemburut, dhe në veçanti ambasadores Gomesh për përkushtimin e saj për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi, të Prizrenit në veçanti. Nëse duash të njohësh një spital se si duhet të duket spital modrn e pastër eja në Prizren.Sptali i Prizrenit është spitali më i mirë jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin”, tha Latifi.Pjesëmarrëse në këtë përurim ishte edhe Natacha Gomesh, ambasadore e Luksemburgut në Kosovë.“Ne nga vitit 2003 jemi duke përkrahur shëndetësinë në Kosovë, edhe spitalin e Prizrenit, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve shëndetësore, ndërsa spitali i Prizrenit është shembull i ofrimit të këtyre shërbimeve për qytetarët e rajonit të Prizrenit, dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e Kosovës”, tha ajo.Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë për vizitën dhe vlerësimin e punës dhe të arriturave të spitalit.“Përurimi i sotëm i repartit të rinovuar të kirurgjisë është një hap drejt akreditimit ndërkombëtar për çka falënderojmë edhe Qeverinë e Luksemburgut dhe ambasadoren Gomes së bashku me ekipin e Luxdev për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin për akreditim ndërkombëtarë”, tha ai .Kurse me këtë rast shefi i kabinetit të këtij reparti dr Bajram Duraj e ka befasuar me përgaditjen që i kishte bërë për këtë repart e për pacientët/qendrapress.com.