Ministri Reçica kërkon nga komisionet e KES-it paga minimale dhe kontrata kolektive

0

     Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik-Social, ku anëtarët e pranishëm kanë miratuar vendimet për konsolidimin e pesë komisioneve profesionale, në përbërjen e të cilave janë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve, njofton Insajderi.

Menjëherë pas miratimit të këtyre komisioneve, ministri Reçica, ka kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për pagën minimale në vend, për miratim në KES, për t’u proceduar pastaj për qeveri.

Gjithashtu, ministri Reçica një kërkesë të tillë e ka adresuar edhe tek Komisioni profesional për legjislacion, që të nisë sa më parë punën për hartimin e kontratës kolektive në vend, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha palët duke pasur për bazë edhe situatën pandemike dhe para së gjithash të jetë një kontratë e zbatueshme nga të gjitha palë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *