Ministri Sveçla: Do të kërkoj që “Brigada e Veriut e “Mbrojtja Civile” të shpallen organizata terroriste
Dy organizata të cilat tashmë janë të njohura në veriun e Kosovës “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, janë parë gjatë ditës së djeshme në veturën e cila është zbuluar e në të cilën janë gjetur armatim, eksploziv e uniforma ushtarake.Për këto dy organizata që funksionojnë në veri Kosovës, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se do të kërkoj që të shpallen terroriste.“Ditëve në vijim do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste dhe lufta ndaj këtyre organizatave do të jetë edhe më efikase”, tha Sveçla sot gjatë konferencës e cila po mbahet në Kampin “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut. Në orën e mbrëmjes policia kishte arritur që të identifikonte makinën me targa të Beogradit rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit.“Ka shenja me simbole të formacionit illegal criminal e terrorist “Brigada e Veriut”, shenja dalluese të njësiteve ruse, radioloidhje të njëjta me ato që janë konfiskuar në zyrën e Aleksandar Filipoviq në Komunën e Leposaviqit”- tha Sveçla.