Ministri Vitia raporton në Komisionin për Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë sot në Komision lidhur me menaxhimin e pandemisë, procesin e vaksinimit dhe strategjinë legjislative të ministrisë.Raportimi i ministrit Vitia do të nisë në ora 09:00.Ndryshe, ditë më parë Vitia bëri të ditur se deri në fund të vitit pritet që në Kosovë të arrijnë mbi 1 milionë vaksina Pfizer.Kështu ishte shpreh Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kur ishte konfirmuar përfundimi i negociatave me Pfizer“Kemi nënshkruar shumë terme të konfidencialitetit, nuk mund të japim shumë informacione por në lidhje me këtë, mund të ju konfirmoj se deri në fund të vitit pritet të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.Po ashtu u tha se do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve brenda këtij viti.