Ministria e Arsimit duhet të bëj ç’është e mundur që fillimi i Vitit të Ri shkollor 2020/21 së paku pjesërisht të na gjej në objektet shkollore

0

Ganimete Krasniqi, mesimdhënëse,  Se a duhet procesi mësimor këtë shtator, të fillojë në banakat shkollore?ajo  shprehet;-“Me gjithë vështirësitë që  kam hasur gjatë punës sime me nxënësit nga distanca,prap e kam të vështirë të përcaktohem se a duhet të kthehemi në objektet shkollore apo jo.

  Megjithate,mendoj se Ministria e Arsimit duhet të bëj ç’është e mundur që fillimi i Vitit të Ri shkollor 2020/21 së paku pjesërisht të na gjej në objektet shkollore.

Kjo për faktin se gjenerata e cila këtë vit pret që për herë të parë të ulen pranë bankave shkollore,do ta kenë shumë të vështirë mesimnxënien online.Me paisjen e shkollave me mjete higjienike,dezinfektimin e objekteve shkollore dhe respektimin strikt te masave anti Covid-19,së bashku mund t’ja dalim kësaj sfide!

Uroj që ky Vit i Ri Shkollor të na takoj shëndosh e mirë me nxënësit tanë,kolektivin prindërit dhe gjithë komunitetin!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *