Ministria e Bujqësisë sot fillon ekzekutimin e pagesave për subvencione
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë. 3906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat e sotme që ka filluar Ministria e Bujqësisë. Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove. “3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues. Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024”, ka shkruar Peci.