Ministria e Shëndetësisë dhe UNOPS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për situatën me COVID-19

0

                     Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) kanë nënshkruar sot marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të Evropës. Me këtë rast, ministri Vitia dhe Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.“Me këtë marrëveshje UNOPS-i do të implementojë pjesën infrastrukturore të “Zinxhirit të ftohtë” që do të shërbeje për programin e imunizimit në tërësi në Kosovë dhe që do të ndikojë në mbarëvajtjen e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *