Ministria e Shëndetësisë pohon se shtatë raste të reja janë zbuluar pas kryerjes së 1347 testeve të dyshuara.
Në Kosovë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete për shkak të komplikacioneve të COVID-19.Ministria e Shëndetësisë pohon se shtatë raste të reja janë zbuluar pas kryerjes së 1347 testeve të dyshuara.Po ashtu 22 qytetarë të tjerë kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin total të tyre në mbi 105 mijë, që nga fillimi i epidemisë.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 252.938 doza vaksinash, kurse numri i rasteve aktive është 134.Në Kosovë si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 2.264 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.