Ministria ndalon shitjen në Kosovë të një lloj vaji nga Serbia: Nuk i plotëson kriteret

Kështu kanë bërë të ditur Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë pas disa inspektimeve që janë bërë lidhur me peshën dhe sasinë e produkteve në treg, “Raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, gjegjësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara”, thuhet në njoftim.“Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.