Ministria për Familjen dhe dokumenti për mbrojtjen, forcimin dhe avancimin e familjes-Shkruan; Afrim B. RADA , jurist i dipl.

                             Familja është institucion i shenjtë dhe themelor I shoqërisë . Familja, i përqafon njerëzit siguron një mjedis besimi në çdo aspekt që nga lindja deri në vdekje, dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e identitetit.Shkëputja e lidhjeve familjare shpie deri tek individualizmi që I korespodon kopesë së dhenve pa barinjë të lënë në mëshirën e ujqërve të untë. (Lexo: Samo Mrtvi Istinu Znaju- Vetëm të Vdekurit e Dijnë të Vërtetën të autorit Suvad Cehic I mbijetuari I kampeve të përqëndrimit në Keraterm, Trnopolje dhe në Omarska dhe këshillat e gjyshes Dzula Budumljic).

Në familje, vështirësitë përballohen së bashku, është mjedisi më i rëndësishëm shoqëror që i bën njerëzit njerëzorë. Familja është një urë lidhëse që transferon kulturën, identitetin dhe vlerat tona kombëtare nga e kaluara në të ardhmen. Familja është institucioni i parë arsimor që ofron një funksion mbrojtës për fëmijët dhe të rinjtë tanë ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve të kohës. Prandaj, mbrojtja dhe forcimi I lidhjeve familjare duhet të jetë prioritet I shtetit I mbrojtur ligjërisht.

Kohët e fundit, institucioni i familjes është përballur me kërcënime dhe rreziqe serioze për shkak të ndryshimeve dhe transformimeve globale dhe diferencimit të problemeve sociale. Në strukturën e familjes ndikojnë shumë faktorë të rëndësishëm, si dobësimi i lidhjeve familjare, rritja e tendencave të dëmshme që kërcënojnë të gjithë anëtarët e familjes, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, shtimi i ideologjive të çoroditura në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe nxitja e individualizimit. që i izolon njerëzit.

Familja është foleja të cilën burri dhe gruaja krijojnë me dashuri,respekt, drejtësi, besnikëri, solidaritet, djersë e sakrificë. Familja është institucioni më i rëndësishëm që rrit brezat, i formon ato me vlera kombëtare e shpirtërore, vepron si urë lidhëse në transferimin e identitetit kulturor, ndërgjegjes historike dhe shoqërore te brezat e rinj dhe nuk ka zëvendësues.

Shumë probleme që lindin si rezultat i ndryshimeve dhe transformimeve të shpejta të përjetuara në botë e kanë në shënjestër unitetin, mirëqenien dhe strukturën e institucionit të familjes. Ajo kërcënon natyrën njerëzore dhe të ardhmen e shoqërisë. Prandaj, forcimi i integritetit dhe funksionalitetit të institucionit të familjes dhe sigurimi i paqes, lumturisë dhe mirëqenies së anëtarëve të familjes do të kontribuojë në sigurimin e së ardhmes së mbarë njerëzimit.

Globalizimi, transformimi demografik, zhvillimet në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, depërtimi i dixhitalizimit në të gjitha fushat e jetës ndikojnë thellë në institucionin e familjes.

Institucioni i familjes përballet me kërcënime dhe rreziqe serioze. Tendencat e dëmshme që atakojnë institucionin e familjes dhe martesës si neutralizimi gjinor, përmbajtjet që kërcënojnë familjen në kanalet mediatike, humbja e solidaritetit ndërmjet brezave dhe individualizimi rrisin rreziqet me të cilat përballet familja dhe paraqesin një rrezik serioz për institucionin e familjes dhe martesës.

Të dhënat për kurorëzimet, shkurorëzimet dhe shtyerja e moshës mesatare e të martuarve në vendin tonë japin të dhëna edhe për ndryshimet në strukturën e familjes.

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) :

Numri I kurorëzimeve, krahasuar me vitin 2022 që ishin 17863, në vitin 2023 kemi ulje të numrit të kurorëzimeve dhe janë kurorëzuar 16978 apo (4.95%) persona më pak. Në krahasim me 2.088 shkurorëzime në vitin 2022, vitin 2023 kemi ritjen e numrit të shkurorëzimeve dhe janë regjistruar 2. 212 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (199 raste); Prishtinë (185 raste); Mitrovicë (165 raste) etj. Mosha mesatare e të martuarve në Kosovë është 30 vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave është 28 vjeç. Po ashtu, gjithnjë duke u bazuar në ASK bëhet e ditur se të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga tre fëmijë për një grua, në dy fëmijë për një grua.

Nga të cekurat si më lartë, propozojë që Qeveria e Republikës së Kosovës urgjent duhet të themelojë Ministrinë për Familje kurse në nivel komunal Drejtorinë për Familje me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të familjes e cila krijohet përmes lidhjes martesore të burrit dhe gruas dhe është bartëse e vlerave kombëtare dhe shpirtërore, nga të gjitha prirjet e dëmshme, për rritjen e shëndetshme të brezave, dhe për të forcuar institucionin e familjes për të siguruar ruajtjen e qëndrueshme të strukturës dhe zhvillimit dinamik të popullsisë”.

Propozim dokumenti për mbrojtjen, forcimin dhe avancimin e familjes

Qeveria e Republikës së Kosovës konkretisht Ministria për Familje, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Këshillin e Mediave të Kosovës dhe Shoqërinë Civile duhet të hartojë Dokumentin për mbrojtjen, forcimin dhe avancimin e Familjes. Ekzistenca e familjes, si një urë lidhëse siguron transferimin e karakteristikave përcaktuese, vlerave, identitetit kulturor e historik të kombeve. Familja është një institucion i rëndësishëm për rendin dhe vazhdimësinë e shoqërisë, jo vetëm me ekzistencën e saj shpirtërore, por edhe në drejtim të ofrimit të mbrojtjes sociale dhe mbështetjes me funksionet që kryen në aspektin social, ekonomik, psikologjik dhe moral.

Forca shpirtërore, vlerat pozitive, uniteti dhe ndjenja e përkatësisë që ofron familja e bëjnë njeriun të ndihet më i fortë në jetë dhe të përballojë problemet në mënyrë më efektive. Një institucion familjar i ndërtuar mbi themele të forta është garancia e një shoqërie të shëndetshme. Është e rëndësishme mbrojtja dhe fuqizimi i institucionit të familjes në sigurimin e vazhdimësisë së shëndetshme të strukturës shoqërore dhe zhvillimit shoqëror ku institucioni i familjes do të bazohet në martesën e një burri dhe një gruaje, në forcimin e lidhjeve dhe marrëdhënieve familjare ndërmjet anëtarëve të tij, duke ofruar kujdes dhe mbështetje të veçantë për amësinë, atësinë dhe fëmijërinë dhe ndalimin e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave, fëmijëve.

Ministria për Familjen ka për detyrë të organizojë kërkime, seminare, panele, seminare dhe evente me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të institucionit të familjes ndaj gjitha situatave negative që mund të dëmtojnë institucionin e familjes. Dokumenti I hartuar nga Ministria për Familjen I përcillet Drejtorive Komunale për Familjen për implementim në çdo komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi I saj monitorohet drejtëpërsëdrejti nga Qeveria e Republikës së Kosovës , konkretisht nga Ministria për Familjen./www.QendraPress.com/