Ministrja Hajdari merr vendim të hapet hetim zyrtar për importimin e bllokave nga Serbia

0

                           Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se ka hapur rrugë që të bëhet hetim zyrtarë në lidhje me importimin e bllokave nga Serbia në Kosovë. Kështu deklaroi ajo në konferencën për medie, ku tha se janë analizuar çmimet e shitjes së bllokave me pakicë dhe janë bërë hetimet preliminare ku Komisioni përkatës ka rekomanduar hapjen e hetimeve.“Unë me datë 9 gusht si ministre kam marrë vendim për hapjen e hetimit zyrtar për bllokat nga Serbia”, theksoi ajo.Këto hetime siç sqaroi ajo janë bërë gjatë vizitave të kompanive që bëjnë shitjen e bllokave të importuara nga Serbia. Duke analizuar ketë sektor para dhe pas shfuqizimit të masës mbrojtëse antidamping, të dhënat e dala nga hulumtimi preliminar i bërë nga Departamenti i Tregtisë në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe dhe takimit me Shoqatën e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, tregojnë për një tendence të dëmtimit të prodhimit vendor nga produktet e importuara nga Serbia, në drejtim të çmimeve dumping”, thuhet në vendimin e ministres. Tutje, thuhet se, “Duke u bazuar në ligjin për Masat Antidamping dhe Masat Kundër balancuese përkatësisht nenit 28 Departamenti i Tregtisë në konsultim me Komisionin e Detyrimeve të Veçanta në Importe rekomandon marrjen e vendimit për hapjen e hetimit zyrtar për importin e bllokave standard me dimensione 19x19x25 nga Serbia me dyshimet se një importi tillë i bllokave të importuar nga Serbia në Kosovë po vazhdon të shitet me çmime më të ulëta se çmimi i tyre në tregun e brendshëm në Serbi dhe rrjedhimisht një import i tillë rrezikon prodhimin vendor për shkak të çmimeve joreale”, thuhet në vendim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *