MINISTRJA HARADINAJ DEL KUNDËR PROPOZIMEVE TË HOTIT, I QUAN ABSURDE MASAT E REJA

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar në lidhje me propozimin e Qeverisë për izolim të qytetarëve që kthehen nga Shqipëria.

Haradinaj ka dalë kundër këtij propozimi për shtim të masave, duke thënë se kërkesa për testin negative për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde.

“Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

“Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *