Ministrja Shvarc dhe Politika Antikombëtare: Shërbimi ndaj Serbisë dhe Urrejtja ndaj UÇK-së –Shkruan:Gjeneral Hisen BERISHA.
Shërbëtorët e Serbisë, urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, urrejtjen ndaj lirisë dhe zhbërjen e vlerave të saj e kanë qëllim! Ilustrimi më eklatant i qëllimit që kanë me urrejtjen ndaj luftës dhe UÇK-së, dhe detyrës që kanë me urrejtjen ndaj lirisë, është ministrja Shvarc (se nuk dua ta quaj Gërvalla dhe ta fyej mbiemrin e Jusuf Gërvallës, që duket se ka dështuar në rritjen dhe edukimin e të bijës, apo ta shpëtojë nga edukimi bolshevik rus gjatë rritjes në Shqipërinë e diktaturës). Shembull është emërimi i atasheve ushtarakë dhe ndërhyrja e jashtëligjshme e ministres komuniste për mos akreditimin e atasheut të Mbrojtjes për në SHBA, kolonel Sylejman Cakaj, i cili nuk ishte i pëlqyeri i bolshevikes Shvarc, ngase ky nuk e kishte toleruar dhe i kishte reaguar ashpër, kur kjo e fundit i cilësoi si “kriminelë” liderët e luftës në Hagë dhe UÇK-në si organizatë kriminale. Gjuhë kjo linçuese, poshtëruese dhe denigruese, të cilën e përdorin vetëm eksponentët serbë dhe rusë për luftëtarët e UÇK-së dhe UÇK-në. Si ministre e Jashtme, Shvarc kryen vetëm punën e dërgimit të emrave në vendet pritëse. Në pamundësi që të ndërrohet kandidati, si zakonisht e vendos veten mbi ligjin, duke bllokuar tërë procesin dhe tejkaluar kompetencat, e lë Forcën pa atashe të Mbrojtjes në tri vendet kryesore me të cilat Kosova ka bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake: SHBA, Gjermaninë dhe Turqinë. Njëjtë veproi edhe me diplomatët e akredituar të shtetit; sapo erdhi në fuqi, i shkarkoi të gjithë njëherësh duke e lënë vendin pa komunikim diplomatik. Krejt kjo nga urrejtja për të emëruarit nga qeveritë e lidershipit të luftës. Një qëndrim dhe reagim të tillë me nota proteste te shtetet pritëse për mospranimin e atasheve të mbrojtjes nga Republika e Kosovës, ka mbajtur dhe mban vazhdimisht edhe Serbia. Në çdo veprim a vendim politik që kanë ndërmarrë aktorët e kësaj qeverie, që nga formimi si organizatë për nxitjen e bashkëjetesës në mes të rinjve serbë dhe shqiptarë në vitin 1997, pozicionimi kundër rrugës së lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, me theks që nga tetori 2019, kur i fituan zgjedhjet dhe ju erdhi dita, e deri në fund të këtij mandati që po ofron, po i kontribuojnë defunksionalizimit institucional dhe zhbërjes së shtetit të Kosovës. Këto ditë, kur po u afrohemi zgjedhjeve nacionale, drejtuesit kryesorë të shtetit qëllimisht po i rikthehen retorikës së luftës, sepse kjo do i largojë investitorët e mundshëm dhe investimet nga jashtë./www.QendraPress.com