Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetike dhe e përhershme!

Sot u nënshkrua marrëveshja ndërkombëtare e binjakëzimit ndërmjet qytetit Council Bluffs (IOWA, SHBA) dhe Komunës së Prizrenit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i marrëdhënieve, zhvillimi, dhe promovimi i mundësive për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet banorëve të qytetit Council Bluffs dhe banorëve të Prizrenit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe promovimit të marrëdhënieve ekonomike, akademike, kulturore dhe shkëmbimit të përvojave shoqërore mes dy qyteteve.