Miratohet në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Është miratuar në Qeveri koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme, shkruan Reporteri.net. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Ajo tha se menjëherë pas miratimit të këtij koncept dokumenti do të hetojë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme “Ministria e Drejtësisë menjëherë pas miratimit të këtij koncept dokumenti do të hetojë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, u shpreh ajo.