Miratohet pika e rendit të ditës për varrimet dhe varrezat e reja në Landovicë.

Kryesuesja e kuvendit Antigona Bytyqi ka ftuar vazhdimin e seancës ss 29 majit me të vetmen pikë Shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për varrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në Landovicë. Në mbledhje mori pjesë nënkryetari Kujtim Gashi. Lidhur me mbledhjen e sotme kryesuesja Antigona Bytyqi.Pas dorëheqës së kuvendarit Shukri Quni kësaj dorëheqje u vazhdua me 22 kuvendarë pjesëmarrës. Lidhur me këtë pikë Petrit Hoxhaj tha se nuk e kemi diskutuar rastin e varrezave për fëmijë. Kërkojë të ketë një parcele për fëmijë. Karanfil Haxhillari ,tha se dorëheqja e kuvendarit na preku. Po tha se vërejtjet tona nuk janë dëshira por janë kërkesa. Lidhur me pikën e sotme të rendit të ditës tha se nuk jemi kundër hapësirave të reja të varrezave por jemi kundër procedurave të varrimeve..Pas kësaj nënkryetari Gashi, tha se këtu ka një keqkuptim. Lidhur me shpenzimet për varrime i mbulon komuna e Prizrenit. Haziz Hodaj, tha nuk e kam lexuar rregulloren Nuk është mirë të çështja e varrimeve por këtu duhet të jemi të ndjeshëm. Pse duhet me aplikuar. Nënkryetari Gashi me këtë rast tha nuk aplikohet por ,kryhen shërbimet .Për këtë pikë foli edhe Levent Bush.Karanfil Haxhillari tha si mund të nënshkruhet kontrata. Sevil Kazaz gjithashtu foli për këtë pikë .Nënkryetari Gashi përsëri dha sqarime shtesë për këtë pikë .Kurse tha se gjendja e varrezave nuk është në favor të qytetarëve dhe nevoja për varrezat e reja është domosdoshmëri. Qemajl Krasniqi pyeti kush është koncionisti .Nënkryetari tha se me emër se di por kontrata është 20 vjeçare dhe ka hapësirë prej 58 hektarë. Pas këtyre diskutime nga 23 kuvendarë me 16 votë për miratohet rendi ditës./QendraPress/