MIRËNJOHJA TRADICIONALE SERBE PËR DIK MARTIN PASKA MBETUR PA U PLOTËSUAR-Nga Prof.Dr.Milazim Krasniqi
Shërbimet sekrete serbe paskan dashtë me ia dhënë një plumb mbas bythe Dik Martit, si mirënjohje tradicionale serbe. Serbët mirënjohjen tradicionale e shprehin ashtu që kur mbahet mend. Dukuria më e tmerrshme në mesin e serbëve ka qenë praktika “llapot”, pra, mbytja publike e babës, e plakut. (Branimir Anzulloviqi e ka prezentuar këtë dukuri morbide në studimin e tij unikal me titull “Serbia hyjnore.”) Ndërsa në sferën politike e publike, siç dihet që nga Karagjorgji, Obrenoviqi, Draga Mashini, Stambolliqi, Gjingjiqi, udhëheqës serbë janë masakruar ose vetëm ekzekutuar… Kush punon për interesat e serbëve, ata ia presin kokën si Karagjorgjit, ia copëtojnë trupin si Obrenoviqit e Dragës, e fusin në gropë qireqi si Ivan Stambolliqin, ose ia rrasin një plumb mbas bythe, si Gjingjiqit. Ndërsa ata që ua shkatërrojnë jetën, serbët e mbajnë si heronj. Kjo përsëritet që nga Llazar Hrebellanoviqi, Gavrillo Principi, Drazha Mihajlloviqi e deri te Millosheviqi. Me poshtërsinë e vet Dik Marti e ka merituar mirënjohjen tradicionale serbe, po falë Zotit që paska shpëtuar, sepse fajin do të na e faturonin prapë ne shqiptarëve. “Milet xhibilet” siç thotë një plak në një film shqiptar të realizmit socialist./qendrapress.com/