Mishmashi ndërkombëtar dhe votimi i Gjykatës Speciale që duhet kuptuar –Shkruan; Qazim THAÇI
Tani Kur Gjykata Speciale në Hagë, ende vazhdon të mbajë çlirimtarët në paraburgim duke kaluar katër vite, që padyshim ekspertët duhet pa anën ligjore , se pse kjo po ndodhë , a është shkelje elementare e të drejtave njerëzore.?? Atentati kundër Donald Trump në SHBA, a ka gjasa tani të nxjerrë sheshit edhe mishmashin ndërkombëtar që i është servuar deputetëve të Parlamentit të Kosovës , lidhur me raportin e shpifur të Dik Martit dhe mishmashi ishte, sepse ata fillimisht servuan faktin se Gjykata Speciale duhet të ndriçojë këtë fakt. Padyshim se kjo duhej votuar ashtu si servil që ishte,sepse ajo që dihej botërisht është fakti se edhe sot e kësaj dite klinikat e spitalet më moderne nuk arrijnë suksesshëm të bëjnë transplanto,. E si të bëhej ajo në një shtëpi, siç e quanin ‘’Shtëpinë e verdhë ‘ në Shqipëri që atë kohë as energji elektrike nuk ka pasur , Pastaj tani dalëngadalë ai mishmash ndërkombëtar po sheshohet dhe po del sheshit .Kur filloi që mishmashi të kuptohet!. Kur Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, jep dorëheqje. Ai që e kishte marrë përgjegjësinë për të provuar fajësinë e ish krerëve të UÇK-së, Kur pas një pune titanike por pa gjetur fakte , ai kishte marrë mbi supe përgjegjësinë, për t’ia vërtetuar fajësinë e ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, në njërin nga hetimet më të mëdha në botë. Por,kjo pastaj kur u konfirmua ndryshe, del se ky kryeprokuror për të cilin ka pasur një mal dyshime të ndryshme , del që edhe rasti kreut të UÇK-së mund të ishte abuzimi më i madh i shekullit që ka mund të bëjë me krahun ruso –serbë, e që kur u formua kjo gjykatë pati ekspertë të lëndës që kishin dyshime të kësaj natyre, kundër Jack Smith-it. Është fakt se ai dhe kolegët e tij prokurorë, kur e vërejtën se nuk do të mund ta provojnë fajësinë, e krerëve të UÇK-së filluan dorëheqjet. Prandaj ,këto fakte që nuk janë ditur,kanë futur mashtrimin tek deputetët e Kosovës që ata ta votojnë këtë Gjykatë, Qëllimi ka qenë i pastër , për të konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe që njëherë e përgjithmonë ti japin fund ndarjes me Serbinë, si shtet i njohur botërisht uzurpator e pushtues .Jo kot është thënë se drejtësia vonon por nuk harron. Prandaj ,është koha e fundit që mos të paragjykohen deputet që e votuan këtë Gjykatë. Sepse qëllimi i tyre ishte i drejtë dhe i arsyeshëm, për të dëshmuar kudër Dik Martit të shitur. Për, këto fakte është radha të flasin ekspertë e juristë shqiptarë, e jo ta lënë në heshtje, e të shkojnë deri në atë ekstrem banal se kinse SHBA ka dashur që udhëheqësit e UÇK-së të jenë në Hagë, Jo, po tashmë po del se këta udhëheqës në këtë gjendje i ka dashur ky kryeprokuror që ka shijuar paranë ruso –serbe .Sepse dihet botërisht se prijësit e UÇK-së i ka përkrahur NATO, pastaj vetë Amerika ka krijuar personalitetin madhor të Hashim Thaçit duke i dhënë epitetin e Xhorxh Vashingtonit shqiptar. E dihet se cili ka qenë bashkëpunim i ngushtë mes Kadri Veselit dhe sigurisë amerikane. Tani pas dëshmisë së gjeneralit Bislim Zyrapi , ku i pa edhe pafajësia e udhëheqësve të UÇK-së, kjo gjykatë , nuk di a do ta ketë vlefshmërinë juridike , edhe pse vazhdon???!! Edhe pse bota po ndanë miliona euro në adresë të kësaj gjykate. Por dëshmia e Zyrapit ia ka dhënë botës një fakt se pafajësisht këta udhëheqës po mbahen në Hagë/ www.QendraPress.com