Mitrovica e Veriut është pllakosur nga flamuj serb e madje edhe rus.-Nga Prof,Dr.Milazim KRASNIQI
Mitrovica e Veriut është pllakosur nga flamuj serb e madje edhe rus. Serbët kanë dalë nga institucionet. Nesër mbajnë protestë. Ka rrezik ta radikalizojnë qëndrimin e të formojnë një SAO Serbe. A ka përgjigje qeveria Kurti ndaj këtij zhvillimi, të cilin e ka nxitur vetë, duke mos dëgjuar këshillën dashamirëse të SHBA e BE? Çka tash? Ndonjë cinik mund të thotë se qyteti qenka stolisur me flamuj si për ta pritur ministrin e brendshëm, ose edhe kryeministrin. Por, nuk është koha për cinizëm. Koha është për të dëgjuar këshillën e SHBA dhe BE./www.qendrapress,com/