Mjaftuan një grusht të rinjsh serbë që të zbrapsin Albinin dhe Vjosën

0

Mjaftuan një grusht të rinjsh serbë që të zbrapsin Albinin dhe Vjosën nga vizita turistike në veri Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që ishin për vizitë sot në veri dhe të njëjtit u kthyen prapa pasi një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë. Avni Bytyci, zëdhënësi i PDK-së, përmes një statusi ka thënë se sot në veriun e Kosovës, Albin Kurti u takua me politikën e vërtetë. “Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët e dele me Serbinë nuk na duhet”, ka shkruar Bytyçi. Ai, gjithashtu ka thënë se mjaftuan një grusht të rinjsh serbë që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga vizita e tyre turistike në veri. “Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *