Mjeku Halil Cikaj nderohet me titullin e heroit, “Haxhi Hoti”

0

jashtëzakonshëm që ka dhënë gjatë luftës, në kuadër të UÇK-së.Titulli i është dhënë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has.Cikaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 126- “Hasi’.Aktualisht është specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit.“Dr. Halil Cikaj gjatë luftës çlirimtare të Kosovës kreu më përgjegjësi të lartë kombëtare detyrën e ushtarit besnik si mjek i UÇK-së”, vlerëson OVL e UÇK-së në Has.Sipas kësaj organizate, dr. Halil Cikaj ishte i vetmi mjek në Has, i cili shëroi shumë luftëtarë të UÇK-së.Ai ka qenë bashkëluftëtar i dy dëshmorëve të kombit, Asllan Berisha dhe Zenun Çoçaj.Ndërkaq, Cikaj ka falënderuar OVL-në në Has për këtë mirënjohje.“Do mundohem sadopak ta nderoj figurën e heroit, Haxhi Hoti”.“Kur e kujton të kaluarën e lavdishme të UÇK-së, trupi të dridhet”, shprehet ai.Gjatë luftës, ka qenë pjesëtar i UÇK-së.Ai në këtë periudhë ka shëruar qindra civil dhe ushtarë të UÇK-së në Has.Cikaj kujton momentin me të rëndë të luftës.“Momenti më i rëndë ka qenë “larja” e duarve me gjakun e dëshmorëve”.Cikaj kujton rënien dëshmorit, Zenun Çoçaj.“Na ndanin minutat kur ra Zenuni në altarin e lirisë. Ai e fitoi lavdinë, kurse unë humba shumë nga ajo krenari që fituam së bashku”.Ai thotë se rënia e shokëve të luftës, kanë qenë momentet më të vështira në luftë.“Rënia e shokëve, por edhe mungesa e ilaçeve, kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime në luftë”, tregon Cikaj.Dr. Cikaj, si mjek ka qenë i angazhuar edhe në “Nënë Terezë” .“Këtu kam punuar dy vjet”, tregon ai.Karriera e dr. Halil Cikajt si mjek ka filluar në kohën e helmimeve të të rinjve shqiptarë.“Helmimet e të rinjve shqiptarë të gjithë studentëve na kanë gjetur në orët e fundit në lokalet e Fakultetit. U mobilizuam nën udhëzimet e prof. Sali Ahmetit. Filluan të vinin të rinj të helmuar nga e gjithë Kosova. Të gjithë studentët dhe personeli mjekësor i Universitetit ishte në këmbë”, kujton ai.Dr. Halil Cikaj u lind 1963 në fshatin Gjonaj të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.Ai ka qenë nxënës dhe student i dalluar.Si student Cikaj, ishte angazhuar edhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me Anton Çettën/PrizrenPress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *