Mjeku kosovar Arbër Shehu rrëfen rrugëtimin për tu bërë drejtor në AstraZeneca
Mjeku kosovar, Arbër Shehu i cili jeton dhe vepron tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundmi është bërë Drejtor i Asociuar Mjekësor për Onkologji, Çështje Mjekësore në kompaninë e njohur biofarmaceutike “Astra Zeneca”. Në një deklaratë për Insajderin, Shehu ka treguar për rrugëtimin e tij, sfidat dhe mjekësinë kosovare në sytë e tijArbër Shehu, mjeku shqiptar para pak javësh mori një pozitë shumë të rëndësishme kompaninë e njohur biofarmaceutike “Astra Zeneca”. Ai u emërua Drejtor i Asociuar Mjekësor për Onkologji, Çështje Mjekësore.Në këtë kompani Shehu ishte punësuar nëntorin e vitit të kalur dhe për më pak se një vit u ngrit në pozitë.Në një deklaratë për Gazetën Insajderi, Shehu ka thënë se pret që kjo do të jetë punë sfidese.“Besoj që është një detyrë e mirë dhe me sfida që do të mësoj shumë nga ajo”, tha shkurt Shehu, i cili deklaroi se nuk mund të flas më shumë për këtë shkaku i rregullave të kompanisë.Rrugëtimin që e qoi deri tek punësimi në AstraZeneka, Shehu thotë se e nisi nga Universiteti i Prishtinës.“Universiteti i Prishtinës me ka dhënë bazën e shkencës, për të cilën në secili jemi përgjegjës për tu zhvilluar më tutje. Më ka dhëne më shumë sesa që ka pas mundësi. Unë jam falënderues për atë kohë”, shtoi mjeku kosovar i punësuar në “Astra Zeneca”.Më pas, Shehu vazhdoi studimet post-diplomike në Universitetin “James Madison” në Virginia.“Pas përfundimit të studimeve kam qëndruar disa herë në SHBA për edukim të vazhduar profesional dhe më vonë për të filluar studimet post-diplomike ne universitetin e James Madison në Virginia të SHBA”, tha ai për Insajderin.Shehu ishte kyqur mandej për të punuar në hulumtime klinike në Universitetin e Johns Hopkins në lidhje me vaksinat Covid-19.Përshtatjen në shtetin i cili gjendet në lindje të Oqeanit Atlantik, Shehu nuk e pa aspak si të vështirë. Ai tha për Insajderin se nga qëndrimi atje ka mësuar shumë rreth profesionit.“Unë e konsideroj veten një person që adaptohem shpejt. Personalisht nuk ka qenë shumë e vështirë me u përshtat në ambient tjetër. Ka qenë eksperiencë e mirë që kam mësuar shumë gjëra të cilat i përdor edhe tash. Ka qenë një sfidë frytdhënëse”, tha mjeku kosovar për Insajderin.
Shehu: Shëndetësia në Kosovë është fragjile
Në trajtim të analogjisë mes mjekësisë në Kosovë dhe SHBA, sipasmjekut kosovare Shehu është një fushë e padefinuar. Sipas tij, duhet të ketë strategji afatshkurtë dhe afatgjatë për përmirësim të gjendjes në këtë sektor.“Shëndetësia në Kosovë është shumë fragjile dhe e padefinuar për shkak të shumë faktorëve. Varet se për cilat kushte flasim. Mos harrojmë që kushtet e mira vijnë nga zhvillimi i mirë ekonomik dhe prioriteti nëse ne ja japim shëndetësisë. Duhet strategji afatshkurtër dhe afatgjatë qe sado pak të stabilizohet kjo fushë”, pohoi Shehu.I njëjti ka punuar për disa vite në Kosovë, kësisoji ai mendon se shërbimet cilësore nuk vijnë vetëm me përmirësimin e infrastrukturës.Shehu thotë se shëndetësia në Kosovë duhet të riorientohet në mënyrë harmonike dhe të jetë me vizion të qartë.“Unë edhe vet kam punuar në Kosovë si mjek për disa vite. Nuk mund të ketë shërbime cilësore nëse vetëm përmirësohet infrastruktura. Shëndetësia në Kosovë duhet të riorientohet në mënyre shumë harmonike, do te thotë, gjerat janë te lidhura ndërmjet veti. Duhet lidership me vizion të mirë”, tha tutje mjeku kosovar.Në lidhje me ikjen e infermierëve dhe doktorëve nga Kosova, Shehu tha se faji nuk mund të gjendet asnjëherë. Krejt kjo pasi sipas tij, ky proces është mjaft i komplikuar. “Fajin nuk mundemi ta gjejmë asnjëherë. Fenomeni i ikjes është një proces shumë i komplikuar dhe formule e padëshiruar. Shpresoj që do të ketë përmirësime në të ardhmen”, tha Shehu.