Mjeku kosovar në Gjermani ndan përvojen e tij me vaksinën anti-COVID
Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, para katër ditësh e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer–BioNTech.Mjeku Pllana, i cili është duke specializuar për anesteziologji dhe punon në spitalin “St. George Klinikum” në qytetin e Eisenach, ka bërë me dije se vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë në Gjermani ka filluar më 27 dhjetor.Ai po ashtu ka sqaruar se marrja e kësaj vaksine nuk është obligative, por është në baza vullnetare.Pllana, në një intervistë për Klan Kosovën, ka treguar së në muajin shkurt do ta marrë edhe dozën e dytë, derisa thekson se nuk ka pasur dilema e as frikë rreth kësaj vaksine.Mjeku nga Kosova, mes tjerash, ka treguar se edhe shteti gjerman ka telashe me sigurimin e kësaj vaksine të shumëkërkuar për shkak të kushteve specifike.Ai ka treguar po ashtu se Gjermania e kishte arritur pikun e infeksionit me koronavirus në muajin janar ku ka ndodhur që edhe disa spitale të mos pranojnë pacientë të prekur me COVID-19 për disa ditë dhe që të njëjtit të transferohen në spitalet e tjera të zonës.