Mjetet për bizneset e prekura nga masat e fundit anti-COVID, dalin në fund të muajit

0

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rukiqi ka bërë të ditur se janë dakorduar që për sektorët e prekur direkt nga masat e fundit anti-COVID, do të subvencionohen 50% e pagave të punëtorëve dhe 50% e shpenzimeve të qirasë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka njoftuar se mjetet do të ndahen në fillim të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj. “Gjitheashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.”, shkroi në Facebook Rukiqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sapo përfunduam një takim shume përmbajtjesor me Ministrin Hekuran MuratiU dakorduam, qe për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit te: Subvencionohet 50% e pagave te punëtorëve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve te qirasë;Mjetet do te ndahen, ne fund te muajit Prill, ose me se largu ne fillim te muajit Maj.Gjithëashtu do te ndërmerren veprime shtese për përkrahje te sektorëve me specifika te veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore.Falenderojme Ministrin Murati per veprimin e shpejte, ne lehtësimin e gjendjes jo te lehte te sektoreve te ndikuar nga masat e fundit kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *