Mocionet nuk duhet të bëhen praktikë e inateve politike,
Sherife Balaj, kuvendare e KK të Prizrenit .Pyetjes a mund ta rrëzoj mocioni i LVV-së qeverinë Hoti? Thotë :-“
“Mocionet nuk duhet të bëhen praktikë e inateve politike, ato përdoren në situata të pazakonta pë r rikthim të gjendjes së zakonshme.
Mocioni i nisur nga LVV-ja nuk mund të bëhet pa mbështetjen e shumicës parlamentare, në ketë rast nga partia e dytë opozitare PDK-ja.
Kjo nënkupton që LVV-ja nuk mund të rrëzoj qeveri as të formoj qeveri pa bashkëpunim me akteret e tjerë politik, sidomos pa partitë shqiptare. Një herë e përgjithmonë duhet të mësoj ti respektoj subjektet e tjera politike, qofshin ato kundërshtare apo partnere të saja.
Mbi të gjitha, më shumë se kurrë kemi nevojë si shoqëri dhe shtet demokratik të jemi bashkëpunues dhe të unifikuar në çështje të rëndësishme institucionale.”/qendrapress.com/