Molliqaj u bën ftesë publike gjithë opozitës dhe shoqërisë civile që të kundërshtojnë bashkë shtrenjtimin e rrymës.

0

                                  Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, u ka dërguar ftesë të gjitha partive opozitare dhe shoqërisë civile që të diskutohet me hapat e mëtutjeshëm në kundërshtimin e vendimit të rritjes së çmimit të rrymës.ZRrE vendosi sot për tarifa të reja të rritjes së çmimit të rrymës, të cilën partitë opozitare kanë thënë se do ta kundërshtojnë në cdo formë. Molliqaj ka bërë thirrje që hapat e mëtutjeshëm të bashkërendohen.Ilaçi për rritjen e flokëve: specialistët u tronditën
“Takim opozitar për një kundërpërgjigje të përbashkët. Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.”, shkruan Molliqaj në ftesën e tij publike.

Ai po ashtu ka treguar edhe detajet e takimit si pikat e ditës, orarin dhe vendin e takimit:

Rendi i ditës:

Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit.

Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.

Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milion euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin.Vendi i takimit: Hotel Grand,

Ora: 13:00,

Dita: 11 shkurt 2022

Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *