Molliqaj: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, rrezik për Kosovë.

0

Dardan Molliqaj nga PSD e sheh si rrezik për vendin zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, e cila është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për president të Kosovës.Kryetari i Partisë Socialdemokrate e sheh Osmanin si instrument të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Molliqaj ka deklaruar se Osmani është garanca që Kurti ta marrë pushtetin në dorë. ’Zgjedhja e Osmanit paraqet rrezik. Në moment që Kurti do ta ketë pushtetin në dorë, në Kosovë do të bëhet më keq. Dhe kjo garancë është Vjosa Osmani. Ajo ka sulmu KQZ-në. Ka bërë më shumë se vet Kurti, ka qenë instrument i tij më shumë’’, tha ai në Kanal 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *