Molliqaj: Zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit

                   Sot në katër komunat me shumicë serbe janë mbajtur zgjedhjet.Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj.Ai ka thënë se Zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit.‘’Sot, Kurti deshi të tregojë që edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje. Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit. Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme.Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit’’, ka thënë Molliqaj.Theksojmë se pak minuta më parë, KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare. Në bazë të rezultateve dy komuna i ka fituar PDK-ja ndërsa dy komuna tjera VV-ja.