Mos e injoroni kurrë këtë ndryshim në trup: Mund të jetë shenja më e hershme që kanceri i mushkërive po e shkatërron trupin tuaj!
Shumica i injorojnë simptomat e para, ndërkohë që edhe ato mund të ndihmojnë shumë në trajtimin Një studim i kryer nga shoqata “Cancer Research” nga Britania e Madhe tregoi se simptoma e parë dhe e hershme është ënjtja në fytyrë ose qafë, raporton Exsspres.co.uk,. Mjeku Mark Hyman, i cili bëri këtë studim, e shpjegon atë në këtë mënyrë: Një venë çon gjak në zemër. Nëse kanceri fillon të zhvillohet, ai mund të bllokojë rrjedhën e gjakut përgjatë kësaj vene, duke shkaktuar ënjtje. Shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë këtë ndryshim në fytyrë me alergji. Nëse ënjtja nuk kalon me ditë, kërkoni patjetër ndihmën e mjekut, është këshilla e kësaj organizate. Mjeku shtoi: “Mund t’ju jepen steroide për të zvogëluar ënjtjen. Trajtimi do të varet nga gjendja juaj, por diagnostikimi i hershëm është më i rëndësishëm dhe në atë rast kurimi është më i sigurt”, shtoi ai.