MOS I MOHONI FËMIJËS TUAJ TË DREJTËN PËR TË QENË I AFTË PËR JETË! – Shkruan :Lule Alidema, Psikologe klinike

0

Ndjenja prind-fëmijë është ndjenjë e pakushtëzuar që lindë bashkë me njeriun, dhe njëkohësisht është nevojë e domosdoshme për njeriun! Kur themi nevojë, kuptohet se nevojat burojnë nga brenda njeriut, dhe secila nevojë synon plotësimin e egos së njeriut për të qenë i përmbushur për një jetë normale… Njeriu ka nevoja të ndryshme, por kur bëhet fjalë për këtë nevojë, për përjetimin e ndjenjës për fëmijën dhe për për prindin, atëherë duhet ditur se po këto nevoja ndikojnë në mënyrën e të jetuarit për të qenë i plotësuar në aspekt ndjenjorë e emocional! Kjo do të thotë se është nevojë natyrale, nevojë e pakushtëzuar, pra nuk ka kusht që duhet plotësuar për ta ndjerë! Kuptohet se, pavarësisht rrethanave prindi dhe fëmiju janë ata që natyra i mundësoi që të egzistoj kjo ndërlidhje ndjenjash, pa gjykuar në asnjë aspekt! Nuk egziston prind që nuk don fëmijën e vet dhe anasjelltas, këtë ndërlidhje ndjenjash e dallojmë dhe tek speciet tjera si psh, kafsha kafshë ndjen për të voglin e tij dhe anasjelltas…! Çdo prind e din se sa ndjehet dashuria për fëmijën, sa dhembset fëmija, sa dëshiron për fëmijën, sa brengoset për fëmijën, mirëpo prindi nga kjo ndjenjë e pakushtëzuar dhe disa herë e pakontrolluar, shpeshëherë bën gabime gjatë rritjes dhe edukimit të femijës. Sikur prindi obligohet të ndikoj dhe aty ku nuk duhet, dhe pengon natyrën e zhvillimit normal të fëmijës.. Kinse jam prind ideal, jam tejet i kujdesshëm, ndoshta më i kujdesshëm se prindërit tjerë, se fëmiju ynë e ka të vështirë të veproj vetëm pa ndihmën tonë, ose që ne e duam fëmijën tonë aq shumë sa që jemi të preokupuar për secilën nevojë apo kerkesë të tij. Të mos harrojmë se gjithë prindërit i duan njejtë fëmijët e tyre! E them këtë shumë bindshëm sepse ndjenjën e dashurive nuk e caktoi njeriu se sa të duam fëmijën tonë, apo fëmiju prindin. Dashuritë janë të ndara natyrshëm se sa ndjehet fëmiju, prindi, motra, vllau, etj, andaj mos të mundohemi që ti kalojmë limitet e natyrës duke egzagjerur në mendjet tona se unë jam prindi qe e dua fëmijën tim shumë dhe do kujdesem jashtë normales! Shumtën e herave nga dhembja se duam të kursejmë fëmijën tonë, i servojmë çdo gjë të gatshme, dmth nuk i lejmë hapsirën të manipuloj me rrethin, dhe në një formë e pengojmë zhvillimin e aftësisë së tij. Që nga fëmijëria njeriu duhet orvatet përballë secilës sfidë, të provoj, të gaboj, të dështoj e të ringritet etj, sepse secila nga këto që përmenda drejtojnë fëmijën drejtë të mësuarit! Dmth, çdo sjellje jona është rezultat i të mësuarit, sidoçoftë mënyra se si është mësuar. Askush nuk lindi i mësuar, por i mësoi gjatë jetës… Poqëse fëmiju nuk ka lirinë e lëvizjes mjaftueshëm, sigurisht se ai fëmijë do të mbetet i kufizuar për shumë aspekte në të ardhmen e tij. Ai dhe si i rritur, nuk do jetë në gjendje të merr vendime për shumë veprime të caktuara, ngase është rritur i vëzhguar, korigjuar dhe i ndihmuar. Me një fjalë ai do ketë mungesë vetëbesimi që do ta përcjellë tërë jetën… Andaj prindi duke menduar se po bën mirë, ai po e dëmton fëmijën e vet në një aspekt që do jetë shumë i nevojshëm gjatë jetës, humbje e vetëbesimit! Vetbesimi fitohet qysh si fëmijë! Poqëse si fëmijë nuk fitoi vetbesimin e duhur, ai sigurisht se do mbetet person i kufizuar, indiferent, i tërhequr, gjë që do ta penalizoj për shumë aspekte! Aspekti tjetër që është pasojë e shumëkujdesit të fëmijës, është edhe ndjenja e mungesës së lirisë se plotë apo privatësisë te vet fëmija apo i riu. Do të ketë ndjenjën se është i vëzhguar tërë kohën, dhe do ndikoj në aspektin emocional të tij, si mes miqëve, në punë, familje e gjetiu… Gjithë ky akumulim kujdesi të “tepruar” mund të jetë dhe arësye për tu zhvilluar një personalitet i paqëndrueshëm, i pasigurt, i ndikueshëm, i ndjeshëm, dhe një personalitet që shumë lehtë mund të thyhet dhe preket nga çrregullimet psikologjike si: strese, frikëra, fobi, ankthe, panik, çrregullime emocionale etj. Në situatën e parë sfiduese ai do tē dorëzohet, dhe nuk do jetë në gjendje të ia dal, e aq më pak të tejkaloj situatën i vetëm pa ndihmën e tjetrit, në një mënyrë ai është rritur i konservuar nga kujdesi i tepruar i prindërve… Sigurisht se për një personalitet të qëndrueshëm duhet kujdes, edukatë por në suaza të normales, brenda secilës fazë të jetës, por jo në atë masë që fëmiju të pengohet në zhvillimin e aftësive të tij. Gjatë rritjes së fëmijës duhet lënë hapur mundësinë për të provuar, për të ndërtuar personalitet të fortë dhe të qëndrueshëm, që në të ardhmën të ketë vetbesimin që ti përballoj secilave sfidave qe u dalin para. Theksoj; se ky kujdes i egzagjeruar fëmijën do e përcjellë tërë jetën, fëmijëria eshtë themeli i ndërtimit të personalitetit të njeriut. Tek rastet e tilla theksova dhe çrregullimet që mund të pasojnë, dhe si i rritur nuk do ketë vetebesimin, do ketë komplekse me veten dhe tjerët, do ketë veten vazhdimisht nën kontrollë, secilin ndryshim në trup do e pranoj me vështërsi, lidhet shumë me prind gjë që kur fillon jetën bashkëshortore vështirë do adaptohet, vështërsi në marrjen e vendimeve në profesion e jetë, etj. E vërteta se në mendjen dhe syrin e prindit fëmiju mbetet gjithmonë i vogli prindit “fëmijë”, por është e gabueshme trajtimi i të riut sikur fëmijë. Madje me raste do jetë dhe ofenduese për të riun! Fëmiju që i vogël, që atëherë kur ka mundësinë të manipuloj me rrethin, duhet lejuar të veproj, sidoqë ta bëj lëre ta bëj, mos u bëni mbulesë e fëmiut… Fëmiju di dhe zhvillon intelegjencën më tepër, zhvillon kurreshtjen, bëhet më i pavarur, më i hapur, më i socializuar, atëher kur vet përpiqet të gjen zgjidhjen në situata të reja dhe të paprovuara më parë, sepse kjo është pikërisht aftësim për jetë, lëre të mësoj të luftoj, garoj, mbrojë veten, të përballet qoftë dhe me rrezikun, të mësoj se njeriu mund dhe vetëm të veproj…! Këshillë: Duani fëmijët, kujdesuni për ta, edukoni drejtë, deri në masën sa nuk e pengoni zhvillimin e aftësive të tij, sepse duke menduar se jeni prindi “superior” do të bëni fëmijën të paaftë për jetë normale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *