MOS LEJONI VETEN TË JU PENGOJ KRENARIA TJETRIT Shkruan:Lule Alidema, psikologe klinike

0

         Si shumë veti tjera me të cilat takon njeriu gjatë jetës është edhe ndjësia e të qënit krenar!

Njeriu mund të përjetoj këtë ndjësi ateherë kur ndjen se vertetë ka arritur në një stad ku ai është i knaqur çoftë me arritjet e tij, çoftë dhe me atë se çfarë është!

Thjeshtë është ndjësi i të qënurit i përmbushur emocionalisht nga aspekte të ndryshme…

Njeriu e shfaq krenarinë kryesisht, përmes sjelljes dhe qëndrimit!

Buron nga vetëvlerësimi i vetes kryesisht, por edhe nga të qënit i vlerësuar nga tjerët.

Jo gjithë mund të përjetojnë ndjenjën e krenarisë, çoftë edhe atëherë kur duhet të ndjehet, sepse për shumë individ mungon vetëbesimi, vetëvlerimi, është i pangopur me po ato arritje që posedon, dhe që për pasojë nuk arrinë të jetë i kënaqur me atë që posedon, e shumë e shumë arësye tjera!

Meqenëse njeriu si qënie normale, dyshoj se pak njerëz arrijnë në atë gjendje që të janë të vetëdijshmëm për gjendjen që gjenden, apo për tu ndier krenar, sepse qenia njerëzore është e pangopur, gjithmonë kërkon përtej asaj që posedon.

Vështirë të gjindet njeri që do pranonte se jam në rregull me gjitha aspektet…

Gjithmonë paraqitet një arësye tjetër sikur sikur….për plotësimin e egos së tij!

Vallë duhet apo jo të ndjejmë krenari?

Meqë njeriu arrinë deri diku të plotësoj egon e vet, dhe arrinë në një pikë të bëjë një jetë normale, pse të mos ndjehet krenarë!

Njeriu duhet ndjerë krenar fillimisht që gëzon shëndet të plotë, që ka një familje, që ka aftësinë të punoj, qe ka një jetë stabile të mirëorganizuar etj.

Është e pamundur që njeriu të mos ketë sfida gjatë jetës, secili ka një histori të përjetuar që sigurisht dhe sot mund të jetë pengesë që ai të jetoj me frikën e asaj sfide.

Nëse dikur patëm telashe, sot nuk kemi, andaj e mira është se njeriu me kohë rikuperon veten!

Nëse brenda një individi dominon mendimi pozitiv, sigurisht se ai do ndjehet krenar, dhe do knaqet me ato qe ka tashmë rreth vetes.

Pse shpeshëherë tjerëve u pengon krenaria tjetrit?

Besoj se është shumë e gabueshme të paragjykojmë pa ditur rrjedhën e jetës së tij. Ku dijmë ne se nëpër çka kalo ai që ju sot paragjykoni dhe pengoheni duke parë atë të ndjehet krenar!

Mos harro se një person mund të ketë pasur vuajtje të shumta, dhe prapë krenaria qëndron në të!

Theksoj thënien e prof, kolegut tim neuropsikiatër Dr. Sylen Vranica se:

“Personalitet i fortë ai është kur ndjehet krenar kur ringritet se sa kur ngritet”

Kjo do të thotë se po atë person nuk e mposhtin sfidat, qëndron në këmbë madje krenar, dhe sigurisht do të thotë se kemi të bëjmë me një karakter të fortë, të vendosur, të personalitetit.

Andaj kur hasim në persona që janë vërtetë krenar mos paragjykoni mbi të, krenohuni dhe ju,sepse në mesin tuaj gjendet dikush që ka po këtë lloj personaliteti, që di të ringritet pas sfidave, madje të ndihet krenar, le të ju shërbej si model për ju!

Personat që u pengon krenaria e tjetrit sigurisht se kanë brenda mendjes së tyre sasi të madhe të egoizmit, gjelozisë, lakmisë, paknaqësi me veten, zbrazëti emocionale etj.

Të qënit krenar nuk është gjithmonë veti pozitive, ka dhe anën negative që mund të sjellë pasoja, psh, po u ndjeve i plotësuar dhe po pranove se tashmë gjitha realizove, mund të ju pengoj për të ecur tutje, gjë që asgjë nuk është e qëndrueshme për kohë të gjatë, por duhet kontribuar përherë!

Nese arrite të gëzosh respektin, nga tjerët, prapë duhet vazhduar të kesh respektin reciprok, nëse arrite të kesh një punë siç planifikove prapë duhet kontribuar, nëse arrite në karrierë prap duhet vazhduar me punë etj, sepse nëse për pak kohë nuk ushqen arritjet tua ato do fillojnë të zbehen me kalimin e kohës!

Andaj duhet kontribut i vazhdueshëm në secilën sferë jete!

Keshillë; Ndihu krenar nëse vërtetë është për tu ndier, por pa egzagjerime deri në pikën ku nuk ju penalizon në vazhdimin e arritjeve të ardhshme!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *