MOS NXITNI ÇRREGULLIME PSIKOLOGJIKE – Shkruan; Lule Alidema psikologe klinike

0

MOS NXITNI ÇRREGULLIME PSIKOLOGJIKE

Shkruan; Lule Alidema psikologe

Jetojmë në një vend ku në mesin e shumë parregullësive janë prezente edhe paragjykimet, gjykimet e pa baza, që sigurisht janë vërtetë shumë të dëmshme për secilin, dhe dihet se asnjë dobi nuk sjellin, përpos dëmeve të shumta psikologjike e deri në ato fizike!“Disa nga ne nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm se sa mund të lëndon fjala jonë”Gjithmonë pas një ofendimi, poshtrimi, gjykimi pa bazë, paragjykimi, etj, njeriu ndjehet jo mirë, dmth, tek ai përjetohet një ndjësi e pakëndshme që varësisht vetëbesimit apo imunitetit emocional që ka, mund të lëndohet shumë lehtë, madje mund dhe të pësoj shqetësime psikologjike si: parehati me veten, nervozizëm, ulje të mëtejme të vetëbesimit dhe vetëvlerësit, ndjësi i të qënit i pavlerë, konfuzion me veten e tjerët, demotivim e deri në çrregullime më madhore, si ankthe, atake të panikut, depresione etj. Ndjësia e përjetuar që na lëvizë aspektin emicional, sigurisht se bën disbalancim hormonal, dhe po ky disbalancim mund të jetë shkas për çrregullime psikologjike ashtu dhe fizike!Imagjinoni kur dikush ju gjykon pa bazë, çfarë ndjësie do përjetoni?Sigurisht se do të pësoni një varg ndryshimesh si në mendime, ashtu dhe në trupin tuaj!Çrregullimet psikologjike mund të kanë bazë trashëguese në ndjeshmëri, psh, jeni person me ndjeshmëri të lartë emotive, apo temperament, por dhe mund të fitohen, duke filluar që në trajtimin në fëmijëri e deri në moshën e rritur.Po sikur nuk kemi ndonjë çrregullim nga më parë, nuk do të thotë se nuk mund të fitojmë poçëse kemi dhunë psikike të vazhdueshme, qoftë nga familjarët apo nga rrethi ku jetojmë…Dhunë nuk do të thotë vetëm ajo fizike, dhuna psikike është dhe më e rëndë se ajo fizike!Në shoqërinë tonë kemi nje rini mjaftë intelegjente, ku secili arrin në po këto rrethana traumatike (politiike) pa asnjë shpresë apo siguri për të ardhmen vazhdojnë të studiojnë, të profesionalizohen në fusha të ndryshme!Secili që synon një punë, sigurisht se pret të shpërblehet më vonë, njejtë sikur pemën që mbjellim e presim më vonë të na jep fruta, ashtu dhe studentët tanë diplomohen që në të ardhmen të kyqen në profesionet e tyre!Se sa po ju realizohet po shifet fatkeqësisht!* A nuk ështe e padrejtë përballë kësaj rinie të shëndoshë qe kemi, të diplomohen e mos përkrahen e të punësohen?* A nuk është demotivuese të vijosh studimet pa asnjë përkrahje institucionale qoftë as për punë praktike?* A nuk është e dëmshme ne prindërit apo familjarët ti gjykojnë ata pse studiuan kinse kot?* A është gabimi te studenti që studio?Sigurisht se të studiosh dhe të diplomohesh në një fushë nuk është dhe po aq e lehtë!Të mbetesh pa punë mbas gjithë atij mundimi, interesimi, shprese që patën, gjithësesi egziston rrisku për tu prekur nga çrregullimet psikologjike, si demotivim, dëshprim, stres të vazhdueshëm, nervozitet, frustrim e deri në depresione më madhore.Ajo që më tepër rëndon situatën e të rinjëve tanë në këto rrethana që jemi aktualisht është dhe presioni nga familjarët, gjykimet e gabuara dhe te pabaza të tyre, pa u futur në lëkurën e të riut, pa e kuptuar se si ai ndjehet, por duke e zhvlerësuar deri në ofendime, kinse çka tash që studiove, çfarë do të bësh me po atë diplomë, më shpenzove kot së koti, do bëhesh kamarier, punëtor i thjeshtë, shitëse në butik, do pastrosh enët e diplomuar, nuk mundem tërë jetën të financoj etj.Vërtetë janë të tepërta deri në ekstreme këto gjykime nëse përdoren (besoj në shumë familje përdoren) nga familjarët dhe shoqëria…!Secili duhet mirkuptuar rrethanat, sepse duket qartë ku dhe si po zhvillohet vendi ynë…Të rinjët tanë mbase mjaftueshëm kanë ngarkesën e mosrealizimit të ëndrrës së tyre, mos të bëhemi dhe ne ata që shkaku i pamaturisë tonë rinia jonë të përfundon i diplomuar në çrregullime psikike.Fundja, secili prind që shkollon, avancon fëmijën e tij duhet të ndjehet krenar se kontriboi në zhvillimin intelektual të fëmijës së tij…!Fëmiju juaj tashmë është intelektual, është arsimuar, profesionalizuar në një fushë, tashmë ka aftësinë të zotëroj një profesion.Nuk është gabimi apo faji i të rinjëve keni parasysh, gabimi apo faji do ishte i tyre poqëse nuk arsimohen, e jo që nuk posedojnë një punë profesionale fatkeqësisht!Citoj për të rinjët “ mos u dëshpëro po nuk u punësove mbas studimeve, pavarësisht se nuk punoni dijen e fituar nuk mund të ju mohoj askush, sepse ti je tashmë një njeri që ngrite veten në një shkallë më lartë, di të komunikosh si intekektual, aftesitë tuaja u vlerësuan në momentin kur u pajise me diplomë, andaj krenohu që arritet në këtë nivel të zhvillimit të vetes, do vijë një ditë ku do të zotërosh profesionin që fitove, asnjëherë nuk i dihet nëse sot jo, nesër mund të bëhet.Tashmë ka një dallim profesional sepse tani ke të drejtën të konkurosh sepse jeni i përgaditur”Keshillë: Përkrahni, mirkuptoni, arësyetoni çoftë fëmijën tuaj, çoftë të motrës, vllaut, mikut, etj, për aq sa mundeni!Motivoni mos demotivoni…Mos thuani fjalë pa maturi, pesha fjalës është e rëndë, mbahet mend gjatë dhe mund të lëndoj…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *