Mosmarrëveshje në trafik, rrahën mes vete katër persona në Prizren.

0

Katër persona janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik.Rasti ka ndodhur ditën e premte në Prizren, rreth orës 23:3o.“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *