Mosvotimi përveç i papranueshëm do të thellojë ndasi në mesin e qytetarëve të Kosovës duke i “rreshtuar” në dy taborë të kundërta

0

      Bashkim Hoxha analist, për mosvotimin e  ligjit për vlerat e luftës së UÇK -së në Parlamentin e Kosovës pohon;-“ Mendoj se mos-votimi i ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, më shumë se mos-votim, ishte akt, ishte  veprim  pa qartësisht i çuditshëm dhe pa justifikueshëm.

    Përveç i papranueshëm do të thellojë  ndasi në mesin e qytetarëve të Kosovës duke i “rreshtuar” në dy taborë të kundërta.

    Ligji nuk kishte të bënte me mohimin  e fjalës së lirë. Opinionet e disa opinionistëve se ky ligj është kundër mendimit të lirë nuk qëndron është pa bazë, madje në disa raste është propagandë dashakeqe. Është i papranueshëm fakti të dëgjohen gjithandej lloj lloj konstruksione nga më të vrazhdat në adresë pjestarëve të UÇK-së me qëllime sa nihiliste  aq inkriminuese,  sa shtrembërues aq antihistorike…      Vlera e UÇK duhet të mbrohet me ligj. Parlamenti gaboi. Le të shpresojmë, ata deputet do t’i thërrasin ndërgjegjes njerëzore, në të ardhëm ta votojnë./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *