Mot i butë dhe me intervale me diell sot
Mot i butë dhe intervale me diell pritet të martën.Orëve të mëngjesit të ditës së martë përgjatë ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Ditën do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërkohë që kalojnë edhe vransira, kryesisht shtresore të nivelve të larta. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 7C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 15C e 18C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s.Kalimi i i një fronti të ftohtë ditën e mërkurë, sjell të reshura shiu, që vende-vende edhe mund të jenë më të shumta, por kalimtare. Viseve malore priten edhe reshje dëbore. Temperaturat nga orët e para të ditës prej 15C e 17C, zbresin në 7C në mbrëmje. Pritet të fryjë erë mjaft e fuqishme dhe e ftohtë veriore me hove edhe mbi 15m/s. Të enjten ftohtë, 11C, me intervale me diell.Të premten sërish reshje shiu përfshinë vendin gjatë mbrëmjes, derisa reshjet e dëborës zbresin edhe në 1000m lartësi mbidetare, njofton Prishtina Weather.