Mot i nxehtë edhe sot, mund të ketë shi e murmurima

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale mbeten konstante 14-16 gradë Celius, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta, 29-33 gradë Celius.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.